Arsyet për t’u regjistruar për një trajekt integrimi - Cloned
1
Ti orientohesh më shpejt në Flandër dhe në Bruksel. Kjo të ndihmon për t’u ndjerë si në shtëpinë tënde.
2
Gjatë mësimeve Orientim në Shoqëri ti njihesh me të porsaardhur të tjerë, që flasin gjuhën tënde dhe që kanë të njëjtat pyetje.
3
Ti mëson holandisht. Një avantazh shtesë nëse dëshiron të banosh dhe të punosh në Flandër dhe Bruksel.
4
Ne të ofrojmë kurse (online) dhe udhëzim personal në gjuhën tënde.
5
Ti mund të marrësh pjesë në një kurs kur është e përshtatshme për ty, ne marrim parasysh punën dhe familjen tënde. Mësimet zhvillohen gjatë ditës, në mbrëmje, ose në fundjavë.
6
Shumë nga mësuesit dhe udhëzuesit tanë e flasin gjuhën tënde dhe e ndoqën më përpara vetë programin e integrimit. Nisur nga eksperienca e tyre, ata ndihmojnë tani personat e tjerë që integrohen.
7
Ti na gjen në 70 pika të ndryshme kontakti, ku sigurisht ka edhe afër teje. Për kurset online, nuk të duhet madje më të zhvendosesh/udhëtosh.
8
Nëse e përfundon me sukses programin, të jepet një vërtetim integrimi. Ky mund të të ndihmojë për të marrë shtetësinë belge.
9
Të jepet ndihmë për njohjen e diplomave të tua, apo në rast pyetjesh juridike, si për shembull mbi statusin tënd të qëndrimit, procedurën tënde të azilit, apo dëshirën për t’u bërë belg.
10
Bashkë me ty ne shikojmë se si ti mund të ndërtosh një rrjet soqëror/të njohurish afër banesës tënde. Ndoshta ti dëshiron të bësh ekskursion me një shok, të ushtrosh një hobi/aktivitet dërfimi të ri, apo të japësh ndihmën tënde në një organizatë?
Sapo ke ardhur në Flandër apo Bruksel dhe çdo gjë është e re për ty? Apo ka kohë që ke ardhur dhe nuk ndihesh si në vendin tënd? Agjencia e Integrimit të ndihmon në integrimin tënd.