Mirë se erdhe në Flandër dhe Bruksel!
Sapo ke ardhur në Flandër apo Bruksel dhe çdo gjë është e re për ty? Apo ka kohë që ke ardhur dhe nuk ndihesh si në vendin tënd? Agjencia e Integrimit të ndihmon në integrimin tënd.
Kërkon punë apo dëshiron të studiosh? Kërkon të bësh ndonjë gjë të këndshme gjatë kohës së lirë? Ke pyetje mbi të drejtat dhe detyrimet e tua? Dëshiron të mësosh holandisht apo të takohesh me persona të tjerë? Ne do të kërkojmë së bashku me ty se si ti mund t'i bësh këto.
Të ofrojmë
- udhëzim personal nga një udhëzues;
- orientim në shoqëri: kurs pëmes së cilit do të njihesh me Belgjikën;
- Kursi i holandishtes: ne ju referojmë në kursin që të përshtatet më mirë.
Për kë?
Mirëpresim të gjithë ata që kanë lindur jashtë Belgjikës dhe që janë më shumë se 18 vjeç.
Udhëzim personal
Një udhëzues kërkon së bashku me ty përgjigje për pyetjet e tua. Ai të jep informacion praktik mbi programin tënd të integrimit.
Orientim në shoqëri
Gjatë këtij kursi ti do të mësosh mbi punën, strehimin, arsimin, shëndetin dhe shumë më tepër. Docenti yt të udhëzon në mënyrë që ti vetë të mësosh të gjesh përgjigjet për të gjitha pyetjet e tua. Docenti flet në gjuhën tënde apo në një gjuhë që ti e kupton.
Organizojmë kurse orientimi në shoqëri
- në gjuhë të ndryshme;
- në adresa të ndryshme;
- në orare të ndryshme: gjatë ditës, në mbrëmje apo gjatë fundjavës.
Holandisht
- Në Flandër
Ne nuk japim vetë mësim por së bashku me ty kërkojmë kursin 'dhe shkollën që të përshtatet më mirë. Ti mund të vish tek ne edhe me të gjitha pyetjet që ke për të mësuar holandishten. Nëse di tashmë holandisht ne bëjmë një provim për të përcaktuar se në cilin nivel mund të fillosh. - Në Bruksel
Ti mund të shkosh tek het Huis van het Nederlands Brussel me të gjitha pyetjet mbi mësimin e holandishtes.
Je i/e interesuar?
Na kontakto!
Ne flasim në gjuhën tuaj ose kërkojmë një përkthyes. Ne marrim kohë të mjaftueshme për ty dhe të dëgjojmë se çfarë dëshiron të thuash. Ne e marrim parasysh punën tënde, familjen tënde dhe situatën tënde pesonale. Do të flasim mbi atë që ke bërë më parë dhe çfarë mund të bësh këtu.