Mirë se erdhe në Flandër dhe në Bruksel!
Sapo ke ardhur në Flandër apo në Bruksel dhe çdo gjë është e re për ty? Apo ka tashmë kohë që je këtu, por nuk ndihesh akoma krejtësisht si në shtëpinë tënde? Ne të ndihmojmë me dëshirë në rrugëtimin tënd.
Kërkon punë, apo dëshiron të studiosh? Dëshiron të bësh ndonjë gjë të këndëshme në kohën tënde të lirë? Ke pyetje mbi të drejtat dhe detyrimet e tu? Dëshiron të mësosh holandisht, apo të takosh njerëz të tjerë? Ne e kërkojmë bashkë me ty se si ti mund t’a bësh këtë gjë.
Trajekti i integrimit
- Orientimi në Shoqëri: ti mëson mbi jetën, banimin dhe punën në Belgjikë.
- Mësimi i holandishtes: ti ndjek një kurs holandisht me anë të partnerëve tanë.
- Trajekti për punën: ti regjistrohesh tek VDAB (ose Actiris në Bruksel).
- Trajekti i pjesëmarrjes/angazhimit në shoqëri: ti bën punë vullnetare, stazh ose ti merr pjesë tek një bud-dyproject (projekt shoqërimi).
Një udhëzues i trajektit të mbështet gjatë gjithë trajektit. Nëse ti i arrin të gjithë qëllimet e të gjitha pjesëve përbërëse të trajektit, ty të jepet një vërtetim i integrimit.
Orientim në Shoqëri
Në këtë kurs ti mëson mbi punën, banimin, arsimin, shëndetin dhe shumë më tepër. Ti merr gjithashtu in-formacione mbi vlerat, normat, të drejtat dhe detyrimet. Mësuesi yt të udhëzon, në mënyrë që ti të mësosh t’i gjesh vetë përgjigjet e të gjitha pyetjeve të tua. Mësuesi flet gjuhën tënde ose një gjuhë që ti e kupton.
Ne organizojmë kurse:
- në gjuhë të ndryshme;
- dixhitalë (online) dhe/ose në klasë në vendndodhje të ndryshme;
- dhe në momente të ndryshëm: gjatë ditës, në mbrëmje ose në fundjavë.
Pas kursit ti bën një test.
Mësimi i holandishtes
Ne nuk japim vetë mësim, por kërkojmë bashkë me ty kursin dhe shkollën, që të përshtaten më së miri. Ti mund të drejtohesh tek ne edhe me pyetje mbi mësimin e holandishtes. Nëse ti di tashmë holandisht, atëherë ne bëjmë një test për të përcaktuar se në cilin nivel të lejohet të fillosh.
Dëshiron të mësosh holandisht në Flandër? Lexo më tej!
Dëshiron të mësosh holandisht në Bruksel? Atëherë mund të drejtohesh tek Huis van het Nederlands.
Trajekti për punën
Ke moshë nga 18 deri 65 vjeç dhe nuk ke akoma një punë? Ne të drejtojmë tek VDAB (ose Actiris në Bruksel). Ata kërkojnë bashkë me ty një punë.
Trajekti i pjesëmarrjes/angazhimit në shoqëri
Ti zgjedh një ose disa iniciativa për të përforcuar rrjetin tënd shoqëror. Ky trajekt zgjat minimumi 40 orë. Mund të bëhet fjalë për një buddyproject (projekt shoqërimi), një stazh tek një organizatë apo ndërmarrje, punë vullnetare apo një alternativë.
Kërkon një aktivitet? Shiko tek www.ikdoemee.be.
Udhëzim personal
Udhëzuesi i trajektit të udhëzon përgjatë trajektit të integrimit. Ju diskutoni bashkë informacionet praktikë: ku dhe kur ti i ndjek kurset, cilat teste duhet të bësh … Bashkë me udhëzuesin tënd të trajektit i diskutoni një nga një planet afatshkurtër dhe afatgjatë që ke. Ti mund të drejtohesh tek ai, apo tek ajo me të gjitha pyetjet e tua.
Kosto e trajektit të integrimit
Ti paguan për disa pjesë përbërëse të trajektit të integrimit. Gjatë takimit të parë një punonjës do të flasë me ty mbi situatën tënde personale. Informacione të mëtejshëm. Trajekti i integrimit është falas në Bruksel.
I/e interesuar?
Ne e flasim gjuhën tënde, ose kërkojmë një përkthyes. Ne ju kushtojmë mjaftueshëm kohë dhe dëgjojmë se çfarë don të thuash. Ne e marrim parasysh punën tënde, familjen tënde dhe situatën tënde personale. Ne flasim mbi çfarë ke bërë tashmë më përpara dhe çfarë mund të bësh këtu.